OVL organizon "Epopeja e UÇPMB-së", kërkon unitet në Bujanoc
Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇPMB-së, njofton qytetarët e Luginës së Preshevës se organizon manifestimin "EPOPEJA E UÇPMB-së "“ ZO BUJANOC".Manifestimi do të mbahet më 22 dhe 23 nëntor 2014.
“Të shtunën, më 22 nëntor 2014 do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve duke filluar nga fshati Dobrosin në ora 10,00. Ndërkaq, të dielën më 23 nëntor 2014, në ora 13,00 në sallën e shtëpisë së kulturës në Bujanoc do të mbahet akademi përkujtimore”, thuhet në njoftimin e OVL-së, dega në Bujanoc, transmeton Titulli.
OVL fton ish luftëtarët e UÇPMB-së, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës si dhe të gjithë qytetarët e trevës sonë, që të jenë pjesë e këtij manifestimi jubilar në mënyrë që me dinjitet ta madhështojmë epopenë tonë të lavdishme me moton: “DUAM UNITET EDHE NE BETEJAT TONA NE PAQE”. /Titulli.com/